E rrallë, vëllezërit takohen pas 70 vitesh (VIDEO)

Këta vëllezër binjakë u adoptuan nga familje të ndryshme në Poloni, pas Luftës së Dytë Botërore.

Pasi ishin të ndarë për rreth 70 vjet, ribashkimi për të cilin ata kishin ëndërruar u bë realitet.

Gjatë gjithë kohës, Lucian Poznanski, 71 vjeç, kurrë nuk e kishte ditur se ka një vëlla binjak, por, ai gjithmonë e kishte ndjerë se e ka një.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në zemër, gjithmonë e kisha një ndjenjë se kisha një vëlla binjak”, kishte thënë ai për BBC.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kur ishte në fund të 60-ve, ai e kuptoi për herë të parë se kjo ndjenjë ishte e vërtetë, dhe ishte habitur, transmeton Gazeta Express.

“Nuk mund t’i mbaja emocionet… isha në shok”, tha ai. “Nuk brengosem edhe nëse e fitoj lotarinë, thjeshtë e dua vëllain tim pranë meje”, tha ai.

Binjaku i tij, George Skrzynecky, kuptoi se kishte një vëlla binjak kur ishin të dy 17 vjeç. George kishte provuar ta gjente atë gjatë viteve të 60’a, por pa fat.

Më pas, George u shpërngul në SHBA. “Për 70 vjet, jetova me gjëra të panjohura dhe mendoja se kurrë nuk do ta gjej atë”, tha Skrzynecky.
“Kurrë nuk e kisha menduar se kjo do të ndodh”, tha ai. Vëllezërit më pas ishin ribashkuar me ndihmën e Kryqit të Kuq. Ata më në fund u takuan pas 70 vitesh të ndarë.

Twins reunited after 70 years apart - BBC News

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?