E rrallë/ Vranë punonjësin në det, Kim Jong Un bëhet ‘i gjallë’ dhe i kërkon falje Koresë së Jugut

Kim Jong Un ka kërkuar falje për vdekjen e një punëtori të qeverisë së Koresë së Jugut i cili u qëllua nga trupat e Koresë së Veriut pasi kaloi kufirin detar midis dy vendeve.

Në një letër dërguar Shtëpisë Blu të Koresë së Jugut, Koreja e Veriut tha se njësitë iu përgjigjën një thirrjeje se një mashkull i paidentifikuar u gjet duke notuar në det. Letra pretendon se burri u qëllua me rreth 10 fishekë pasi nuk iu përgjigj kërkesës së ushtarit për të identifikuar veten.

Koreja e Veriut thotë se njollat e gjakut mbetën në objektin lundrues pasi punonjësi u qëllua për vdekje. Pasi ushtarët supozuan se kishte ndërruar jetë, dogjën objektin lundrues në vend për masat e parandalimit të sëmundjes Covid-19 të Koresë së Veriut.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kryetari Kim Jong Un kërkoi të përcjellë se ndihet shumë keq që në vend që t’u japim ndihmë bashkatdhetarëve tanë në Jug që po luftojnë me epideminë e Covid, ne i kemi dhënë Presidentit Moon dhe bashkatdhetarëve tanë në Jug një zhgënjim të madh me këtë fatkeqësi të paparë në detin tonë”, thuhet në letër.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deklarata shtoi se Koreja e Veriut ka forcuar mbikëqyrjen e saj detare dhe ka kërkuar falje për incidentin që do mund të ndikojë negativisht në marrëdhëniet ndër-koreane. Faljet nga Kim janë të rralla, veçanërisht kur bëhet fjalë për gabime të dukshme nga ushtria e vendit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?