“E shtuna e grave”, mijëra femra protestuan kundër Lukashenkos. Bëhet lajm në botë

Në Bjellorusi më shumë rëndësi ka dorëheqja e Presidentit Lukashenko sesa situata e Covid-19, pasi prej disa kohësh protestat nuk po ndalen. Mijëra protestues u mblodhën të shtunën në qendër të kryeqytetit bjellorus, Minsk, për të protestuar kundër qeverisë së presidentit të kundërshtuar gjerësisht, Aleksander Lukashenko.

Në protestën e djeshme u vu re një prezencë kryesisht femërore. Polici u bllokoi rrugën për t’u ndërprerë itinerarin e tyre të zakonshëm, çka solli edhe përplasje mes turmës dhe forcave të rendit.

Sipas dëshmitarë për agjencinë e lajmeve ”Reuters”, qindra persona u shoqëruan nga policia. Me pankartat në duar kundër Lukashenkos mund të dalloje lehtësisht edhe sloganin “vetëm frikacaket rrahin femrat”. Pamjet po bëjnë xhiron e medieve nëpër botë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bjellorusia, një ish-republikë sovjetike e lidhur ngushtë me Rusinë, është tronditur nga protesta masive në rrugë që kur zoti Lukashenko pretendoi një fitore të madhe në zgjedhjet presidenciale të 9 gushtit, që kundërshtarët e tij thonë se ishin manipuluar. Diçka kjo, që presidenti mohon me forcë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?