E spiunoi te njerku, nëna vret në mënyrë makabre djalin

Një nënë ruse është arrestuar nga policia, pasi mendohet se ka vrarë djalin e saj në mënyrë makabre, në qytetin Kursk.

Sipas mediave lokale, 31-vjeçarja Anastasia Baulina i mbushi gojën me benzinë djalit të saj dhe i vuri flakën. Arsyeja ishte sepse djali i kishte thënë njerkut të tij se mamaja kishte takuar të dashurin.

Motra e viktimës, 12-vjeçarja Natasha e pa me sytë e saj ngjarjen, ndërkohë që njerku shoi zjarrin dhe dërgoi të voglin në spital. 8-vjeçari vdiq dy ditë pas shtrimit, për shkak se kishte djegie në 45% të trupit. Nëse dënohet, nëna rrezikon 20 vite burg.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?