E tmerrshme, 2 vjeçarja rrëmbehet në ditën me diell, në mes të njerëzve
Ky është momenti i tmerrshëm kur një fëmijë është rrëmbyer ‘nën hundën’ e babait të saj nga një burrë në Indi.
Por ajo çfarë është më shqetësuese, është fakti se burri rrëmben vazjën 2-vjeçares në mes të ditës, në një rrugë të mbushur me njerëz. Dhe pasi e merr vajzën në krah largohet shumë qetë.
Pamjet tregojnë Shireen Fatima që po ecën në trotuar dhe rrëmbyesi vjen pas saj, e merr në krah dhe largohet, ndrëkohë që rreth tyre ka njerëz.
Babai i Shireen, zbuloi se ajo kishte humbur vetëm pak kohë më pas.
‘Fatima po luante jashtë, por kur dolëm për ta thirrur ajo nuk ishte atje,”-tha babai i saj, identiteti i së cilës nuk është identifikuar.
Babi i tronditur menjehërë ka lajmëruar policinë dhe pasi u verifikuan pamjet e kamerave, pas 6 orësh një djalë 28-vjeçar i quajtur Sandeep Parab u arrestua dhe vajza u kthye tek prindërit e saj.
Nuk është raportuar se vajza është dëmtuar dhe nuk dihet ende shkaku i rrëmbimit, raporton Daily Mail.
KOHA JONË SONDAZH

