E tmerrshme/ Babai dhe dy xhaxhallarët përdhunuan 5-vjeçarin për 3 vjet rresht

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shtetin fqinj, Greqi ku tre vëllezër abuzonin seksualisht pre 3 vitesh me një djalë 5-vjeçar.

Ngjarja bëhet akoma më tronditëse prej faktit që djali i vogël që ra viktimë e dëshirave seksuale të tre ushtarëve nga marsi 2013 deri në qershor 2016, është djali i një prej autorëve.

Fatkeqësisht, babai dhe dy xhaxhallarët e tij e abuzuan atë “shumë herë” dhe i shuanin cigaret në trupin e tij të njomë.

Në 2019 me një vendim të Këshillit Gjyqësor të Gjykatës së Apelit Athinë (Gjykata Ushtarake) tre ushtarët u referuan në gjyq për një seri veprash në lidhje me lirinë seksuale dhe përdhunimin serik, etj, në kurriz të një të mituri.

Babai i djalit pesë vjeçar, Rreshter EPOP, kishte qenë në mosmarrëveshje me gruan e tij që nga viti 2014 dhe sipas një vendimi të Gjykatës së Shkallës së Parë, ai ushtroi të drejtën për të komunikuar me djalin e tij, raportojnë mediat greke.

Të tre ushtarët, për të mashtruar të voglin, i kishin pagëzuar organet gjenitale me një emër, të cilën ia kishin mësuar edhe djalit.

Ata e kërcënuan fëmijën se “do ta vrasin gjyshen dhe do ta rrahin nëse i thoshte diçka”.

SHKARKO APP