E tmerrshme: Babai torturon për vdekje vajzën e tij 14 muajshe
Një 33 vjeçar në Angli është dënuar për vrasjen e vajzës së tij 14-muajshe pasi e torturoi për vdekje.
Autori Daniel Ashurst, u gjykua nga një juri në Gjykatën e Manchester Crown.
Vajza Hollie, kishte dëmtime të shumta në zonën e kokës dhe qafës, gjakderdhje në tru dhe në sy.
Kyçi i një prej këmbëve të saj ishte i thyer dhe kishte dy shenja kafshimi në dorë dhe kofshë, shkruan Daily Mail.
Ngjarja e rëndë kishte ndodhur në shtëpinë e familjes pranë Gjykatës Fleming.
Mësohet se çifti kishte debatuar një natë më parë dhe flinin në dhoma të ndara. Ditën e ngjarjes së tmerrshme 33 vjeçari kishte mbetur vetëm me vajzën e tij në shtëpi pasi bashkëshortja Leanne Thompson, 27 vjeç, kishte shkuar në punë.