E tmerrshme në SHBA/ Nëna dhe gjashtë fëmijët vdesin pasi shtëpia merr flakë

Një ngjarje dramatike është shënuar në Misisipi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Një nënë dhe 6 fëmijët e saj janë djegur, pasi shtëpia ku ata jetonin, ka marrë flakë.

Babai i fëmijëve u mundua të shpëtojë anëtarët e familjes, mirëpo nuk ia ka arritur dot. Madje, babai, duke ndihmuar anëtarët e familjes, ka marrë lëndime, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Menjëherë kanë nisur në rrjetet sociale ngushëllimet për tragjedinë në këtë familje. Ekipi i Zjarrfikësve deklaroi se fatkeqësisht shtëpia ka marrë flakë menjëherë dhe kjo ka sjellë më pas tragjedinë. Emrat e viktimave nuk janë bërë me dije për mediat, por ata variojnë nga një në 33 vjeç.

Komuniteti në Misisipi është shprehur se kjo ishte një nga ngjarjet më tragjike në qytet. Ata janë lutur dhe janë gjendur pranë njëri-tjetrit në këto momente të vështira.

SHKARKO APP