E trishtë/ Babë e bir ndërrojnë jetë nga koronavirusi, ishin të dy mjekë në vijën e parë të betejës

Dy mjekë në Florida, babë e bir kanë ndërruar jetë pasi u infektuan me koronavirus. Carlos Francisco Vallejo, 57 vjec, besohet se është infektuar nga një prej pacientëve të tij dhe pesë anëtarët e familjes u sëmurën nga sëmundja, mes tyre edhe gruja e babai i tij, mjeku Jorge Vallejo.

Jorge, 89 vjec, mbeti i ve në vitin 2005, ndërsa Carlos, gjithashtu mjek, po punonte për të ndihmuar pacientët e infektuar me Covid. Ai kujdesej për 76 pacientë dhe për të moshuarit që ishin në tre azile pleqsh, të cilët kishin nevojë për kujdes mjekësor.

Të moshuarit e një qendre përfunduan në spital më 27 Qershor pasi Jorge, një gjinekolog dhe obstetër i dalë në pension, ndërroi jetë gjashtë ditë më parë në spitalin Palmetto. Ndërsa djali i tij Carlos punonte si shef pavijoni në këtë spital.

Swiss Digital Desktop Reklama

Carlos, babai i tre fëmijëve, humbi betejën e tij me sëmundjen më 1 Gusht, rreth 42 ditë pasi mbeti në kujdes intensive në Klinikën Cleveland në Weston. “Ne humbëm dy shtyllat e familjes tonë të madhe. Në sytë e mi, gjyshi im ishte ëndrra amerikane”, tha gazetarja Jessica Vallejo për Miami Herald.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?