E vërteta e lajmit që “Kina po torturon myslimanët në kampe përqëndrimi”
Sapo Covid-19 u shfaq, disa postime në Twitter dhe Instagram shkruanin për diçka tjetër, se diçka po ndodhte në Kinë me besimtarët e fesë islame. “Tani, më shumë se 3 milionë myslimanë janë vendosur në kampe përqëndrimi në Xinjiang, Kinë. Qeveria po sulmon besimtarët e fesë islame me tortura, pa iu dhënë të drejta të praktikojnë fenë e tyre dhe duke iu bërë lavazh truri, për të lënë fenë, që të jenë “qytetarë normalë””.
Së fundmi lajmi është bërë viral nga TikTok dhe qeveria kineze, si dhe vetë platforma e TikTok kanë reaguar. Postimi i mëposhtëm nis si një video për këshilla bukurie, por në vend të tyre, vajza flet për kampet e përqendrimit në Kinë. Feroza Aziz thotë se e ka bërë këtë, që TikTok mos t’ja censurojë videon.
Videoja e 17-vjeçares Aziz, u postua në të njëjtën javë që BBC Panorama zbuloi disa dokumente që tregonin të detajuara masat e përdorura për “lavazh truri” të qindra myslimanëve në zonën perëndimore të Xinjiang.
Ambasadori i Kinës në Mbretërinë e Bashkuar, i ka hedhur poshtë këto dokumente si “fake news”. “Po ju them se dokumentet ose ato që quani ju dokumente janë një trillim i pastër. Mos i dëgjoni lajmet e rreme”, ka mbyllur replikën ambasadori me gazetarin e BBC.