E vramë Al Bagdadin

Ministria ruse e Mbrojtjes po heton për të parë nëse njëri prej sulmeve të saj ajrore i ka marrë jetën liderit të Shtetit Islamik, Abu Baker al-Bagdadi. Moska beson se bombardimet e saj nga ajri mund të kenë vrarë Al Bagdadin dhe qindra luftëtarë të tjerë të grupit të dhunshëm islamik në 28 maj. Shënjestra e sulmit ka qenë një mbledhje e këshillit ushtarak të ISIS-it në kryeqytetin “de facto” të tij, Raqqa, në veri të Sirisë.

Deklarata e Ministrisë ruse të Mbrojtjes, publikuar nga agjencia shtetërore Sputnik, thotë se në takim ishin të pranishëm 30 krerë të Shtetit Islamik dhe gati 300 luftëtarë.

Raporte për vdekjen e Al Bagdadit ka pasur edhe më parë. Vendndodhja e tij është prej kohësh një mister, edhe pse disa thonë se ishte në Mosul të Irakut përpara se koalicioni i drejtuar nga Shtetet e Bashkuara të niste tetorin e vitit 2016 operacionin për rimarrjen e qytetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Reuters këmbëngul se Al Bagdadi ka qëndruar i fshehur në shkretëtirë, duke mos preferuar të qëndrojë as në Mosul e as në Raqqa. Shfaqja e tij e vetme në publik që prej shpalljes së kalifatit ka qenë qershorin e vitit 2014, kur mbajti një predikim në qytetin e dytë më të madh të Irakut pas rënies së tij në duart e ISIS-it.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bagdadi, që besohet ta ketë zgjedhur këtë si emër lufte, pa dhënë emrin e tij të vërtetë, thuhet të ketë lindur në vitin 1971 në Samarra, në veri të kryeqytetit irakian.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?