E zgjoi në mëngjes dhe i tha shko në punë, babai 72-vjeçar vret djalin me pushkë
Një vrasje brenda familjes është shënuar në Izmir të Turqisë. Një 72-vjeçar ka vrarë me pushkë djalin e tij 36-vjeçar, për shkak se i riu nuk pranonte të dilte të punonte. 72-vjeçari duke u grindur me djalin e tij për shkak se nuk ngrihej në punë, qëlloi dhe e vrau atë me pushkë.
36-vjeçari i identifikuar si Hasan Hüseyin Kaya, është përcjellë në morgun e qytetit për kryerjen e ekspertizës, ndërsa autori është arrestuar nga policia dhe akuzohet për “vrasje me paramendim”.
I moshuari ka shkuar për të ngritur djalin e tij për të shkuar në punë, por ky i fundit nisi të debatonte me tona të lartë me të atin se përse e zgjoi nga gjumi, sherr që degradoi deri në përdorimin e armës.