Ecte 18 km për të shkuar në punë, ja çfarë bëjnë kolegët e tij kur e zbulojnë

Trenton Lewis ka bërë çdo ditë nga 18 km  në këmbë për të arritur në punë. Dhe 21 vjeçari e ka bërë këtë gjë për 7 muaj. Ai nuk i tregoi askujt për këtë gjë dhe asnjëherë nuk kërkonte justifikime sidomos kur bëhej fjalë për sigurimin e vajzës së tij 14 muajshe Karmen.

“Krenaria ime është e fortë. Çfarëdo lloj gjëje që ajo ka nevojë, unë jam personi që duhet t’ia siguroj,”-tha ai për CNN.

Por punonjësit e tjerë arritën që ta zbulonin. Dhe javën e kalur ndërmorrën një gjest shumë të rrallë. Ata i kërkuan Lewis që të vinte në një mbledhje të shkurtër sindikale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kur u shfaq në mbledhje fytyra e tij u ndryshua komplet. Nga habi kaloi në një buzëqeshje mirënjohëse pasi kolegët e tij i dhanë çelsat e një makine të re.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Unë isha shumë i emocionuar. Zemra ime po shpërthente,”-tha ai.

Kur Lewis filloi të punonte në UPS nuk kishte mjet për të shkuar dhe për t’u kthyer nga puna.

Çdo mëngjes ai ecte në këmbë për të shkuar në punë dhe ia mbajti të fshehur të gjithëve

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?