Edhe 3 viktima në Greqi, shkon në 96 numri i të vdekurve nga koronavirusi

Thellohet bilanci i viktimave në Greqi. Mësohet se tre persona të tjerë kanë humbur jetën nga koronavirusi, duke e çuar në 96 numrin e të vdekurve në total.

Ata janë një grua 60-vjeçare në Selanik dhe dy burra të moshës 60 dhe 61 vjeç në Athinë. 60-vjeçarja u kurua në spitalin AHEPA në Selanik, pasi u transportua nga Ptolemaida më 3 prill.

Ndërsa 60-vjeçari, i cili po kurohej në Spitalin Sotiria, vuante nga kanceri, dhe 61-vjeçari, i cili po mjekohej edhe ai në të njëjtin spital në Njësinë e Kujdesit Intensiv, raportohet se ishte ish-duhanpirës.

SHKARKO APP