Edhe Bullgaria pezullon përdorimin e vaksinës AstraZeneca
Edhe Bullgaria ka pezulluar përkohësisht përdorimin e grupit të vaksinave AstraZeneca të ndaluar për shkak të shqetësimeve për efektet e saj anësore, kjo derisa Agjencia Evropiane e Barnave të përfundojë hetimet.
”Derisa të kemi një konfirmim të sigurt dhe të qartë në letër nga Agjencia Evropiane e Ilaçeve, që vaksina e kompanisë AstraZeneca mund apo nuk mund të jepet, ju (zyrtarët shëndetësorë) do ta ndalni vaksinimin”, tha kryeministri bullgar Boyko Borisov.
Danimarka, Norvegjia, Islanda, Italia dhe Rumania kanë shtyrë apo kufizuar vaksinimin me këto vaksina, pas raportimeve të izoluara të pacientëve që janë përballur me trashje gjaku. Tajlanda ka vepruar njësoj më 12 mars. Australia, Meksika dhe Filipinet kanë thënë se do të vazhdojnë vaksinimin, pasi nuk kanë gjetur arsye për të vepruar ndryshe. Kanadaja po ashtu ka thënë se nuk ka të dhëna se vaksina shkakton reaksione agresive.