Edhe lumi Sena del nga shtrati, mbyllen stacionet e trenit në periferi të Parisit

Si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Senë, për shkak të shirave të dendura në kryeqytetin e Francës, Paris, janë mbyllur shtatë stacione të trenave të periferisë.

Në një deklaratë të bërë nga Administrata Hekurudhore e Francës, SNCF, theksohet se për shkak të shirave të dendur niveli i ujit në lumin Senë në kryeqytet është rritur tej mase.

Më tej theksohet se niveli i ujit ditën e premte do të arrijë nivelin maksimal, ndërsa si kundërmasë janë mbyllur shtatë stacione të linjës hekurudhore të trenit periferik C.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në deklaratë bëhet e ditur se niveli i ujit ka arritur në 5,7 metra, ndërsa ka gjasa që ai të tejkalojë nivelin e arritur në 6,10 metra në vitin 2016.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?