Edhe pse e lufton, Rusia përfiton nga Ukraina. 1 miliard dollarë grurë këtë vit

Ukraina e ka humbur kontrollin për korrjen e grurit dhe drithë në disa zona të saj. NASA bën me dije se nga kjo arsye, Rusia ka korrur rreth 1 miliard dollarë grurë ukrainas këtë vit.

Sipas programi ushqimor të agjencisë amerikane të hapësirës, NASA, u korrën 5.8 milion ton drithë në fushat e Ukrainës, të cilat nuk janë nën kontrollin e Ukrainës.Në total, të korrat nga territori ukrainas këtë vit ishin rreth 26.6 milion ton grurë.

Në krahasim me korrjet e vitit 2021, kjo korrje është më pak. Në vitin 2021 janë korrur 33 milionë tonë, është afër mesatares pesëvjeçare prej 27.9 milionë tonësh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ukraina nuk përfiton nga korrja e grurit, pasi 22% e fushës është e “pushtuar” nga forcat ruse, duke filluar që nga data 24 shkurt e fillimit të pushtimit rus mbi territoret ukrainase. Për këtë shkak, pjesa lindore e vendit është e kontrolluar nga Rusia, e cila prodhon grurë dhe drithë dhe të gjitha fitimet nga shitja i bën pjesë të fondit të vet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?