Edhe Rusia do mbyllë kufijtë për të huajt të mërkurën

Rusia do të ndalojë hyrjen e të huajve me përjashtim të disa rasteve duke nisur nga të mërkurën, bëri të ditur qeveria ruse në një deklaratë.

Kjo masë do të hyjë në fuqi të martën në mesnatë dhe do të vazhdojë deri më 1 maj, thuhet në deklaratë.

Këto kufizime, sipas deklaratës, nuk do të jenë për punonjësit e misioneve diplomatike dhe posteve konsullore në Federatën Ruse, për punëtorët e transportit dhe aeroplanët dhe anëtarët e delegacioneve zyrtare.

Përjashtim bëjnë ata që vizitojnë Rusinë në raste ceremonive mortore apo për individët që banojnë përgjithmonë në Federatën Ruse, dhe për të udhëtarët transit.

SHKARKO APP