Edhe Rusia mendon si Biden: Na duhet një rend i ri botëror

Është e çuditshme, por Rusia po flet për një ndryshim të madh në botë dhe si presidenti i SHBA-së. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se shteti i tij pajtohet me qëndrimin e presidentit amerikan, Joe Biden, për nevojën e ndërtimit të një “rendi të ri botëror”.

Ai thotë se Shtetet e Bashkuara nuk janë në gjendje që ta ndërtojnë atë. Gjatë një konference audio për gazetarët, Peskov tha se SHBA-të po flasin për një rend botëror me qendër Amerikën, i cili nuk do të ekzistojë në të ardhmen. Këto qëndrime janë tepër emblematike për një garë që luhet në sfondin e luftërave në Ukrainë dhe Gaza, në të cilat Rusia po përpiqet të bindë vendet e zhvilluara që t’i bashkohen në ndërtimin e një bote të re pa përfshirjen e asaj që e konsideron “hegjemoni amerikane”.

Biden tha se rendi aktual që ka funksionuar mirë për 50 vite pas Luftës së Dytë Botërore, “ka përfunduar në një farë mënyre” dhe se duhet një i ri. Kreu i Shtëpisë së Bardhë nënvizoi se Amerikanët “kanë një mundësi për të bërë gjëra, nëse do të jenë mjaftueshëm të guximshëm dhe me vetëbesim, për të bashkuar botën si kurrë më parë.

SHKARKO APP