EGJIPT – Arrin në 36 numri i të vdekurve dhe 123 të plagosur në përplasjen e dy trenave

Të paktën 36 persona kanë vdekur për shkak të një përplasje të dy trenave në veri të Egjiptit, pranë Aleksandrisë, një prej aksidenteve hekurudhorë më të rëndë të viteve të fundit në këtë vend.

Ky aksident ka shkaktuar gjithashtu të paktën 123 të plagosur, njoftojnë autoritetet në një komunikatë për median.

Shumica e tyre janë dërguar menjëherë në spitalet e Aleksandrisë, qyteti më i madh në veri të Egjiptit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky aksident ka ndodhur për shkak se njëri prej trenave kishte ndaluar për shkak të një defekti dhe treni tjetër e kishte përplasur atë, njoftoi televizioni shtetëror duke cituar përgjegjës të Ministrisë së Transporteve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?