Egjipt – Sulmohen me thikë gjashtë turistë në një hotel, vriten dy gjermanë

Terrorizmi ka goditur turistët perëndimore në Egjipt. Dy gjermanë u goditën me thikë për vdekje dhe katër të tjerë u plagosën në një hotel në resortin buzë Detit të Zi, në Hurghada.

Kombësia e të plagosurve të cilët ndodhen në gjendje të rëndë për jetën nuk dihet ende, por dyshohet të jenë nga Ukraina, Çekia dhe Rusia.

Sulmuesi, një 20 vjeçar i veshur me një bluzë të zezë dhe xhinse, duket të ketë notuar nga një pjesë plazhi publik për të siguruar qasje në territorin e resortit. Ai hyri në holel dhe goditi 6 turistë para se të bllokohej nga policia.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk i dua egjiptianët, nuk po i kërkoj ata “, mësohet të ketë bërtitur në arabisht agresori sipas dëshmive.

Swiss Digital Mobile Reklama

I dyshuari, gjithsesi është arrestuar dhe po merret në pyetje nga policia për të përcaktuar motivet e këtij sulmi dhe nëse vërtet lidhen me ISIS.

Prej vitesh ISIS dhe grupet e bashkuara terroriste po u bëjnë thirrje luftëtarëve të godasin ata që i konsiderojnë  të”pafe” në vendpushimet e vendit të faraonëve, nga Sharm el Sheikh, Pearl e Sinait, Luxor dhe Hurghada.

Autoritetet egjiptiane të shqetësuar për pasojat mbi turizmin e cilësuan ngjarjen si një tentativë grabitje, por dëshmitarët thotë se i riu bërtiti “Zoti është i madh!”

Hurghada është një prej vendeve turistike më popullore, i njohur veçanërisht për zhytjet me veshje speciale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?