Ekonomia dhe euro-ja do të tkurret, një krizë e rrezikshme…
Më shumë se gjysma e liderëve të biznesit në Europë presin që eurozona të tkurret ose të bjerë në vitet e ardhshme, sipas një raporti të ri. Shumica e kompanive duan “më shumë nga Europa” por “ende dyshojnë, madje kanë frikë mbi qëndrueshmërinë e eurozonës në formën e saj aktuale”, thanë analistët në Institutin Global McKinsey.
Shqetësimet rreth krizave të ardhshme të Bashkimit Europian, nervozizmi rreth populizmit në rritje, ndjenjës anti-globalizuese, frikës së vazhdueshme për formën dhe drejtimin e ardhshëm të vetë BE-së, u raportuan gjerësisht.
Gjatë një prezantimi të studimit, Jacques Bughin, autor kryesor i shkrimit shpreh se: “Ne u zhytëm më thellë në qëndrimet ndaj BE, duke pyetur mbi përfitimet që kompanitë kishin përjetuar në të kaluarën, si shpresat dhe pritjet e tyre për Europën në të ardhmen. Jemi në një periudhë të komplikuar për BE-në, e cila është dashur të luftojë me divergjencën politike dhe ekonomike në rritje, duke përfshirë vendimin e Mbretërisë së Bashkuar për t’u tërhequr krejtësisht nga blloku”,-theksoi Bughin.
Duke dhënë shifra, ai shtoi se: “Për më tepër, rreth 60 për qind e të anketuarve të biznesit thonë se duan “më shumë Europë” në formën e konvergjencës dhe integrimit më të madh të politikave”.
“Por 85 për qind e kompanive të anketuara mendojnë se BE-ja do të mbetet e paprekur dhe vetëm gjysma e tyre parashikojnë se do të mbizotërojë ose do zhvillohet një integrim më i madh si dhe 51 për qind e tyre presin që eurozona të tkurret ose të shpërndahet në vitet në vijim”,-thuhet në raport.
Sondazhi tregoi një ngurrim të vazhdueshëm midis firmave europiane për të investuar më shumë para të grumbulluara kundër një të ardhmeje të pasigurtë.
Kursimet bruto të korporatave u rritën në pothuajse 2 trilionë në 2015 dhe kompanitë ndahen midis atyre që thonë se po kursejnë për të financuar në investimet e ardhshme (48 për qind) dhe nga ata që krijojnë rezerva për krizat e ardhshme (47 për qind).
Burimi: Daily Express/Përshtati: Redjon Shtylla/Koha Jonë
KOHA JONË SONDAZH

