Ekonomia e zezë, Greqia `kampione` e vendeve të zhvilluara në Europë dhe Botë

Greqia është e para në listën e vendeve me shkallë të lartë të “ekonomisë informale” mësohet pas një studimi të Institutit të Kërkimeve Ekonomike të Aplikuara, të Universitetit të Tübingen në Gjermani. Sipas tij, ekonomia e zezë në shtetin fqinj është në nivelin 21.5% të GDP-së për  vitin 2017, referohet Respublika.

Për Italinë ekonomia informale llogaritet në 19.2%, për Spanjën në 17.8%, për Gjermaninë në 10.4%, ndërsa për SHBA  në 5.4%. Për Norvegjinë, ekonomia e zezë llogaritet në 12.2% të PBB-së, për Mbretërinë e Bashkuar në 9.4%, për Japoninë  në 8.6% ndërsa për Zvicrën në 6%.

Termi “ekonomi hije” i referohet atyre transaksioneve të kryera “jashtë biznesit”, ku shumë sipërmarrje private ofrojnë shërbimet e tyre duke shmangur taksimin. Transaksionet që janë bërë në këtë mënyrë kanë shënuar rritje të shpejtë në mbarë botën, veçanërisht pas fillimit të krizës ekonomike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Raporti i Forumit Ekonomik Botëror mbi Tregtinë e Paligjshme në periudhën 2012-2014 vlerësoi atëherë ekonominë informale në 650 miliardë dollarë.
Shifrat  janë jo pak shqetësuese për qeveritë europiane, pasi të ardhurat nga taksat duket të jenë në rënie. Frika gjithashtu është se përpjekja për të ulur ekonominë informale mund të kufizojë rritjen ekonomike dhe pengojë inovacionin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?