“Ekonomia gjermane, e qëndrueshme” – Scholz thotë se vendi nuk ka nevojë të marrë borxh të ri

Shefi i Financave të Gjermanisë ka hedhur poshtë kritikat për mos rritjen e shpenzimeve. Ekonomia më e madhe e Europës përfiton nga sufiçiti fiskal si dhe normat negative të interesit  nëse emeton borxh qeveritar.

Ndërkohë që ekonomia po ngadalësohet, shumë ekonomisë dhe institucione, përfshirë Bankën Qendrore Europiane, i kanë bërë thirrje vendin që të “hapë thesin”. Ministri i Financave, Olaf Scholz tha këtë javë se Gjermania nuk është e gatshme që të marrë borxh të ri.

“Po shpenzojmë shumë para për investime dhe kemi pasur politika fiskale ekspansioniste në vitet e fundit. E vetmja gjë që ndryshon nga vendet e tjera është se ne nuk jemi të gatshëm të marrim borxh të ri, ndërkohë që nuk ka nevojë”, tha Scholz.

Presionet për gjermaninë që të shtojë shpenzimet janë shtuar së fundmi, ndërkohë që ekonomia u tkurr në tremujorin e dytë. Në veçanti, sektori i fuqishëm i manifakturës është goditur rëndë, duke regjistruar muajin e 8 radhazi të rënies, për shkak të konflikteve tregtare botërore.

“Situata ekonomike në Gjermani është ende e qëndrueshme”, tha Scholz, duke theksuar tregun e fortë të punës.  Sipas projektbuxhetit 2020,  Produkti i Brendshëm Bruto i Gjermanisë pritet të rritet me 0.5% në 2019 dhe 1.5% në 2020-ën. Scholz tha se ngadalësimi i ekonomisë gjermane në vitin 2019 ka ardhur kryesisht nga faktorë të jashtëm, si lufta tregtare.

SHKARKO APP