Ekspertët francezë: Fëmijët nën 3 vjeç asnjë sekondë para ekraneve, kurse rrjetet sociale…
Fëmijët nën tre vjeç nuk duhet të ekspozohen ndaj ekraneve, kurse ata deri në gjashtë vjeç mund të kenë akses në ekrane, por në mënyrë të limituar.
Këto janë udhëzimet që ka nxjerrë një grup ekspertësh, i caktuar nga presidenti francez, Emmanuel Macron. Fëmijët nën 11 vjeç nuk duhet të lejohen të mbajnë celularë.
Po ashtu askush deri në 13 vjeç nuk duhet të lejohet të ketë celular me akses ne internet. Sa i përket mediave sociale, sipas këtyre ekspertëve, ato duhet të ndalohen për fëmijët nën 15 vjeç.
Koha e kaluar në ekrane ka pasoja si për shëndetin e fëmijëve ashtu edhe për zhvillimin e tyre, por edhe në të ardhmen e civilizimit dhe shoqërisë sonë.