Ekspertët i tremben tërmetit të radhës në Stamboll: Të surprizuar nëse…

Për më shumë se pesë javë, Turqia po përballet me pasojat e tërmetit shkatërrues me magnitutë 7.8 që goditi juglindjen e vendit. Presioni tashmë po rritet te autoritetet e vendit që duhet të mendojnë për pasojat që lëkundje të tilla mund të kishin në qytete më të populluara të vendit.

“Perspektiva për Stambollin nuk është e ndritshme. Nuk është aspak e ndritshme”,-thotë profesori Celal Sengor, një nga gjeo-shkencëtarët më të mirë të Turqisë. “Nëse një tërmet tjetër i këtyre përmasave nuk ndodh në Stamboll në 20 vitet e ardhshme, do të ishim të gjithë shumë të surprizuar”,-tha për CNN profesori i Universitetit Teknik të Stambollit.

Turqia është një nga rajonet sizmikisht më aktive në botë. Është një realitet gjeologjik që ka rritur shqetësimin për gatishmërinë e Stambollit ndaj tërmeteve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ekspertët vlerësojnë se një tjetër tërmet i fuqishëm me magnitutë prej 7.2 dhe 7.8 ballë mund të rezultojë shkatërrues për qendrën tregtare dhe industriale të Turqisë. Pasi më shumë se 48,000 njerëz u vranë në Turqi nga tërmeti i muajit të kaluar, Stambolli po nxiton që të forcojë mbrojtjen kundër një fatkeqësie natyrore që ekspertët thonë se mund të godasë në çdo moment.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?