Ekspertët japin alarmin: Pse fëmijët mund ta shpërndajnë më shpejt koronavirusin
Në një kohë që numri i të infektuarve me koronavirus vazhdon të shtohet, është vënë re një detaj disi i pazakontë. Ekziston vetëm një grup i popullsisë që duket sikur është ‘imun’ ndaj këtij virusi.
Sipas raportimeve, asnjë fëmijë nën moshën 9-vjeçare nuk ka humbur jetën në Kinë deri më tani. Ndërsa shtohet gjithashtu se fëmijët e vegjël përbëjnë më pak se një për qind të rasteve të konfirmuara në këtë vend.
Deri më tani nuk dihet ende se psefëmijët e vegjël nuk preken nga COVID-19, krahasuar me të rriturit, por ekspertët dyshojnë se sistemi i tyre imunitar mund të jetë i ‘mësuar’ më virusin.
Gjithsesi, nga ana tjetër, ekspertët druhen se zbulueshmëria e ulët e fëmijëve të sëmurë, pasi ata nuk shfaqin as simptoma, mund të bëjë që ata të jenë shpërndarës shumë të mirë të koronavirusit, shkruan abc news
Në studimin më të madh të kryer në pacientët e sëmurë deri më tani, kërkuesit në Kinë kanë zbuluar se vetëm 416 nga 44,672 njerëzit e studiuar rezultojnë të jenë nën 10 vjeç.
Përqindja e vdekshmërisë për këtë virus qëndron nën 2 për qind për njerëzit që janë nën 40 vjeç. Por, për ata që janë nga mosha 60 deri në 79 vjeç thuhet se rreziku rritet deri në 30 për qind. /abc news/