Ekspertët kinezë: Ka dy lloje të koronavirusit, njëri është më agresiv!
Disa media italiane thonë se ka dy lloje koronavirusi. Janë dy tipologji të së njëjtës sëmundje, por që ndahen disa tek karakteristikat dhe efektet. Duke cituar rezultatet e zbulimit të një grupi shkencëtarësh kinezë nga Universiteti i Pekinit dhe Instituti Pasteur i Shangait, pretendojnë se kanë gjetur dy variante të Covid 19.
Në studimin e tyre, të publikuar nga National Science Review, flitet për llojin L, shumë më ngjitës dhe me rrezikshmëri të lartë vdekshmërie, që thuhet të ketë qenë ai i cili u përhap më shumë në momentin e parë. Dhe pastaj, versionin më të favorshëm S, më pak ngjitës e që kalohet mjaft më lehtë.
Studimi zbuloi se 70% e rasteve të analizuara në Wuhan i përkisnin llojit më agresiv të virusit, atij L dhe 30 përqindëshi i mbetur, siç thotë Il Giornale, ishte prekur nga varianti më I lehtë. Thuhet se mbizotërimi i llojit më agresiv të virusit, atij L, ka ardhur në rënie. Reuters megjithatë citon ekspertë të tjerë të thonë se nuk binden shumë nga pohimet e kolegëve kinezë.
“Është e vështirë të konfirmohen studime si këto pa një verifikim të gjerë epidemiologjik”, tha Stephen Griffin, profesor dhe ekspert i infeksioneve dhe imunitetit në universitetit britanik të Leeds.