Ekspertët: Trump mund të përdorë bombën bërthamore ndaj Iranit
Zyrtarë të lartë ushtarakë amerikanë, paralajmërojnë se një konflikt 6-mujor midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, mund të përshkallëzohet në një luftë bërthamore, veçanërisht nën drejtimin e Presidentit Donald Trump dhe për faktin se Amerika ka armë të reja bërthamore. Përmes një artikulli analitik të botuar në revistën amerikane ”Newsweek”, William Arkin, shkruan se Shtetet e Bashkuara kryejnë ushtrime bërthamore ushtarake çdo vit në fund të tetorit, ku së fundi është simuluar një stërvitje ushtarake me një skenar të një sulmi bërthamor në Iran.
Arkin shpjegon se stërvitja bazohet në një skenar në të cilin Teherani fundos një luftëanijë amerikane dhe përdor armë kimike kundër marinsave amerikane, gjë që ccon në kërkesën e forcave në Lindjes së Mesme që të kërkojnë një sulm bërthamor në Iran. Pas kësaj kërkese, dy avionë amerikanë B-2 Spirit, të armatosur me një bombë bërthamore, ngrihen në një kohë kur presidenti amerikan po shqyrton vendimin për të sulmuar.
Admirali Cecil D. Haney, ish-komandant i Komandës Strategjike të SHBA (STRATCOM), thotë se ushtrimet ushtarake që simulojnë një sulm bërthamor ndaj Iranit janë “një provë e pikave të forta përmes një seri skenarësh të kërkuar, duke konfirmuar sigurinë, sigurinë, efikasitetin dhe gatishmërinë e parandalimit strategjik”. Burimet ushtarake amerikane të përfshira drejtpërdrejt në planifikimin e luftës bërthamore thonë se nuk ka pasur ndryshime zyrtare në planet e luftës të lidhura me Iranin gjatë administratës Trump, por që vendosja e atyre që ata thonë se është armë “më e përdorshme” po ndryshon skenarët e luftës bërthamore.