Ekspertët: Vaksina ruse ka efekte anësore. Vajza e Putinit nuk është testuar

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin tha se Rusia është bërë vendi i parë në botë që ka aprovuar vaksinën kundër Covid-19. Ndryshe mendonjë ekspertët, të cilët kanë reaguar duke thënë se vaksina ruse nuk është testuar në mënyrën e duhur dhe shfaq efekte anësore, e për këtë arsye mund të shkaktojë një “katastrofë” në momentin kur të aplikohet tek njerëzit.

Ministri i Shëndetësisë në Rusi, shprehet se këto akuza janë të pabaza dhe se po bëhen vetëm për shkak të konkurencës. Sipas ekspertëve, Putin nuk ka thënë të vërtetën. Pasi në kohën kur njoftoi aprovimin e vaksinës, ai tha se është efekitve pasi e ka përdorur edhe njëra nga vajzat e tij.

Gjithashtu sa i përket vaksinës ruse, ministri gjerman i shëndetësisë ka thënë se është skeptik në lidhje me vaksinën pasi nuk është aprovuar nga Organizata Botërore e Shëndetit.

SHKARKO APP