Ekspertët zbulojnë fenomenin shqetësues në Itali dhe Izrael: Fëmijë nga mosha 10-vjeç po shfaqin…
Ekspertët po ngrenë alarmin pasi sipas të dhënvae të fundit rezulton se shumë fëmijë po infektohen me variantet e reja të Covid-19 në Izrael dhe Itali.
Izraeli i cili ka përparuar në vaksinimin e popullsisë së saj ka vënë re një rritje të menjëhershme të rasteve me Covid-19 te të rinjtë. Më shumë se 50 mijë fëmijë dhe adoleshentë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 gjatë muajit Janar, një shifër kjo që nuk ishte parë më parë në Izrael që nga shpërthimi i epidemisë.
Yuli Edelstein, ministri i Shëndetësisë në Izrael, i tha Jerusalem Post: “Ne morëm një letër nga Shoqata Izraelite e Pediatrisë që thoshte se ishin shumë të shqetësuar për rritjen e infektimeve te të rinjtë dhe studentët.”
Cyrille Cohen, kreu i laboratorit të Imunoterapisë në Universitetin Bar-llan të Izraelit thanë se shifrat tregojnë se varianti B1 1.7 i shfaqur në Mbretërinë e Bashkuar ka hyrë në Izrael në mes të dhjetorit dhe që atëherë shumë fëmijë duke filluar që nga mosha 10-vjeçare janë infektuar masivisisht nga Covid-19.
Ndërkohë një situatë e ngjashme është vënë re nga autoritetet vendase në Itali ku në fshatin Corzano, në provincën veriore të Brescia më 3 shkurt u raportua se 10% e popullsisë së saj, pra 1400 persona ishin infektuar dhe 60% e tyre ishin fëmijë.
Roberto Burioni, profesor i virologjisë në Spitalin San Raffaele në Milano komentoi në Twitter mbi fenomenin në Corzano: “Varianti anglez është shumë ngjitës, për këtë duhet të merren më shumë masa”, shkroi ai.