Eksperti britanik: Të vaksinuarit mund të transmetojnë COVID-19

Personat, të cilët janë vaksinuar kundër COVID-19 ende mund ta transmetojnë infeksionin tek ata që nuk e kanë marrë ende ilaçin, prandaj është e rëndësishme të vazhdoni të ndiqni rregullat e distancimit fizik, transmeton Ansa.it.

Ky është paralajmërimi i profesorit Jonathan Van Tam, një këshilltar i qeverisë britanike dhe nënkryetari i shëndetësisë britanike, i cili deklaron se njerëzit që kanë marrë vaksinën duhet të respektojnë ende rregullat e distancimit shoqëror.

Vaksina “mund të parandalojë të sëmureni rëndë”, shpjegon Jonathan Van Tam, “por ne ende nuk e dimë nëse parandalon transmetimin e infektimit”.

Në Britaninë e Madhe, 5.8 milionë njerëz kanë marrë një nga dy dozat e vaksinës së nevojshme, 478 248 u vaksinuan vetëm dje, një numër rekord që nga fillimi i fushatës së vaksinimit më 8 Dhjetor.

SHKARKO APP