Eksperti i OBSH: Izolimi nuk mjafton, për vaksinën duhet…

Bota e prekur nga pandemia e Covid-19, çdo ditë flet për vaksinën e cila do të luftojë këtë virus vdekjeprurës. Eksperti për emergjencat i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), thotë se do të duhet të paktën 1 vit për të zhvilluar vaksinën për koronavirusin. Drejtori Ekzekutiv, Mike Ryan, thotë për BBC se izolimi i shoqërisë nuk mjafton në mposhtjen e këtij virusi të ri dhe këshillon për masa të vazhdueshme sanitare. Nga ana tjetër, ai thotë se nëse kjo nuk merret parasysh, ekziston rreziku që virusi të riaktivizohet sërish pasi shtetet të heqin urdhërat e izolimit të qytetarëve. Sipas ekspertit të OBSH, testimi I çdo personi të dyshuar ka bërë që Azia të dalë nga kjo emergjencë shëndetësore.

SHKARKO APP