Eksperti: Ja pse ra Google-i ditën e djeshme

Gjatë ditës së djeshme, shumë shërbime të kompanisë “Alphabet Inc”, si: Youtube, Gmail apo Google Drive u bllokuan përkohësisht duke krijuar panik te shumë përdorues në mbarë botën.

Kjo ndërprerje filloi pak para mesditës, teksa platforma për videot e kompanisë nuk lejonte ngarkimet për përdoruesit dhe atyre u paraqitej mesazhi “Diçka nuk funksionon”.

Eksperti i IT-së, Edmond Liçaj sqaroi në “Wake Up” arsyet se përse ndodhi ky problem ditën e djeshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ishte një problem i panjoftuar më parë. Në fillim u mendua si diçka për të trembur dhe ishte një arsye e fortë. Pak momente më vonë doli një njoftim nga Google Drive, aty u sqarua diçka. Edhe pse informacioni ishte i kufizuar bëhej fjalë për një ndërhyrje që vetë Google Cloud e kishte bërë. Ishte një ndërhyrje e bërë nga sistemi i tyre i brendshëm. Nuk rrezikohen të dhënat tona kur bëhet fjalë për ndërhyrje të brendshme”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Probleme janë raportuar më së shumti në Evropë, por gjithashtu në Australi, Bregun Lindor të SHBA-ve, një pjesë të Afrikës, Amerikës së Jugut dhe Azisë. Mbi 50 mijë ankesa janë bërë për “YouTube” nga përdoruesit deri në orën 11:54 të së hënës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?