Eksperti turk parashikon tërmet 7.6 ballësh, ja epiqendra

Rëndohet bilanci i viktimave të tërmetit tragjik në Turqi. Referuar mediave turke, deri më tani kanë humbur jetën 38 persona, e ndërsa vijojnë kërkimet për të gjetur persona të tjerë, me shpresën se janë gjallë nën rrënoja. Një shifër e tillë është konfirmuar nga zv. presidenti, Fuat Oktay.

Ekspertët paralajmërojnë se një tërmet akoma më i fuqishëm i kanoset vendit. Engin Er, president i Dhomës së Inxhinierëve Gjeologë, thotë se një tërmet me fuqi 7.6 ballë pritet të godasë në Silivri, pranë detit Marmara. Deri më tani ky është paralajmëruar gabimisht si tërmeti i Stambollit, tha Er. Sipas tij, lëkundja do jetë kaq e fortë, sa do ndjehet deri në Itali dhe Austri.

Për shkak të ndërveprimit edhe me valët, qyteti i Bursës do të preket rëndë nga tërmeti. Engin Er thotë se Bursa ka njohur në të shkuarën një tërmet me fuqi 7.2, pikërisht në vitin 1855. Nga tërmeti, 16 nga 20 kupolat e Xhamisë së Madhe u shembën. Rreth 1 mijë njerëz humbën jetën. Vendi duhet të jetë i përgatitur pasi tërmeti do ndodhë pranë kores së tokës dhe jo në det. Ai tha se një muaj më parë ndodhi një tërmet vetëm 3.1 ballë në këtë zonë dhe të gjithë njerëzit u alarmuan pasi ishte shumë afër sipërfaqes.

Turqia lindore u godit nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.8 rihter mbrëmjen e së premtes (24 janar). Epiqendra e këtij tërmeti të fortë ka qenë pranë zonës së quajtur Elazig, ku u shënuan edhe më shumë viktima dhe dëmet e mëdha materiale. Dridhjet janë ndjerë në Irak, Siri, Liban dhe Izrael, ndërsa banorët kanë ndarë pamjet e ndërtesave që dridhen në qytete të ndryshme. Ky nuk është tërmeti i parë që godet Turqinë, pasi një tjetër tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.0 goditi provincën Elazig në 2010 duke lënë pas 51 viktima.

Ballkani duket se po përjeton ditët më të këqija.

SHKARKO APP