Ekstremisti plagos 6 persona në aksident me makinë (Foto)
6 persona mbetën të plagosur në Berlin, si pasojë e një përplasje masive mes automjeteve. Mediat e huaja shkruajnë se shkaktar i aksidentit është një 30-vjeçar irakian, ndërsa Prokuroria njoftoi se po e heton ngjarjen si një sulm terrorist.
“Sipas informacionit aktual, ai ishte një sulm i motivuar me baza ekstremiste”, tha një zëdhënës i prokurorisë për revistën Focus, raporton BBC. Ai shtoi se ka të dhëna që 30-vjeçari ka probleme psikologjike.
Prokuroria nuk zbuloi identitetin e të dyshuarit, i cili është nën hetime për vrasje në tentativë. Bëhet e ditur se 3 prej personave të plagosur janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Mediat lokale kanë raportuan se burri, i cili po drejtonte një makinë “Opel Astra”, pas aksidentit ndaloi në rrugë dhe vendosi një kuti mbi makinë, duke pretenduar se brenda kishte eksploziv.
Njësitë speciale hapën kutinë, por gjetën vetëm mjete në të. Disa media raportuan se burri bërtiti “Allahu Akber” ndërsa doli nga automjeti. Policia arrestoi të dyshuarin.
Incidenti shkaktoi trafik të madh në Berlin, ndërsa 300 persona ngelën në rrugë me orë të tëra.