Ekzekutimi i presidentit, 4 të vrarë dhe dy të arrestuar. Haiti shpall gjendjen e shtetrrethimit
Policia në Haiti ka vrarë katër persona dhe ka arrestuar dy të tjerë, disa orë pas vrasjes së presidentit Jovenel Moise dhe plagosjes së zonjën e parë, në rezidencën private në periferi të kryeqytetit, Port-au-Prince, në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.
Tre oficerë policie të mbajtur peng nga të dyshuarit e armatosur u liruan të mërkurën vonë, tha Léon Charles, shefi i Policisë së Haitit. Ngjarjet vijnë mes një kaosi në rritje në një vend ku është shtuar dhuna e bandave dhe kishte pasur protesta ndaj sundimit gjithnjë e më autoritar të presidentit.
Haiti ka shpallur gjendjen e shtetrrethimit, siç tha edhe vetë kryeministri Claude Joseph. Po ashtu ai tha se po drejton vendin dhe po zbatohet ligji ushtarak, ndërsa kufijtë e Haitit dhe aeroporti kryesor i tij janë mbyllur.