Ekzekutohet i riu shqiptar në Londër

Një 36-vjeçar shqiptar Ergys K., është gjetur i vdekur në Haringey të Britanisë së Madhe. Detektivët që po hetojnë vdekjen e tij dhe kanë akuzuar një burrë për vrasje.

Bricken Q., 42 vjeç, pa adresë fikse, u akuzua të Premten, 24 Shtator për vrasjen e 36-vjeçarit.

Policia u thirr rreth orës 22:00 të së martës, 21 shtator, pasi trupi i Koçit u gjet në një shtëpi në Haringay.

36-vjeçari, nga Haringey, u shpall i vdekur në vendngjarje.

Ai kishte pësuar lëndime të shumta. Një ekzaminim pas vdekjes zbuloi se shkaku i vdekjes ishte trauma në kokë si dhe kishte disa plagë me thikë.

Prej vitit 1998 në lagjen Harringay në veri të Londrës jeton një komunitet i madh shqiptarësh.

Po në këtë lagje vitet e shkuara nuk kanë munguar vrasje mes emigrantëve shqiptarë të përfshirë në kriminalitet.

SHKARKO APP