Ekzekutohet me armë zjarri biznesmenia greke, po ecte me motor me bashkëshortin kur u qëllua nga dy persona të veshur si policë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në Zakynthos të Greqisë, ku është ekzekutuar me armë zjarri një biznesmene.

Mediet fqinje raportojnë se ka mbetur viktimë biznesmenia Christina Kloutsinioti, e cila është qëlluar me armë nga dy persona të veshur si policë.

Ndërkohë, i plagosur ka mbetur dhe bashkëshorti i saj, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur shumë afër shtëpisë së çiftit në Zakynthos, ku ata po udhëtonin me motor.

Afër tyre kanë kaluar dhe autorët, të cilët kanë qenë në motor e të veshur si policë. Autoritetet greke dyshojnë se objektivi ishte bashkëshorti i saj.

Policia po vijon ende hetimet për të bërë zbardhjen e plotë të ngjarjes ndërkohë që forcat e rendit janë në kërkim të autorëve.

SHKARKO APP