Elon Musk: Bill Gates është kokëgdhe, nuk e marr vaksinën kur të dalë

Placeholder Image

Elon Musk, CEO i kompanive Tesla dhe SpaceX, deklaroi se nuk ka ndërmend të marrë vaksinën kundër koronavirusit kur ajo të dalë, duke ngritur edhe një herë dyshime për pandeminë.

Musk u shpreh se në vend të izolimit total të popullsisë për të frenuar përhapjen e koronavirusit, gjithkush që ishte në kategoritë e rrezikuara duhet të karantinohej derisa të kalonte stuhia. Kur gazetarja e pyeti se pavarësisht kësaj kishte ende mundësi që njerëzit të vdisnin, ai u përgjigj se të gjithë vdesin.

“Të gjithë vdesin. Pyetja shtrohet se çfarë i shërben të mirës më të madhe” tha ai, duke shtuar se nga ajo situatë nuk përfitoi askush dhe se urdhri mbarëkombëtar për vetizolim ishte “de facto” arrest shtëpie.

Miliarderi sulmoi po ashtu miliarderin Bill Gates i cili pak më herët ishte shprehur se “Musk bën makina shumë të mira elektrike dhe raketa e tij po ecën mirë, por nuk duhet të ngatërrohet në fusha në të cilat nuk është shumë i përfshirë”.

Musk u përgjigj në mënyrë tepër të vrazhdë duke u shprehur: “O kokëgdhe, në fakt makineritë për kompaninë që t’i ke investuar për vaksinën, CureVac, i kemi realizuar ne”.

SHKARKO APP