Elon Musk, CEO i përkohshëm i Twitter

Elon Musk pritet të shërbejë si CEO i përkohshëm i Twitterit për disa muaj pasi të përfundojë blerjen e rrjetit social prej 44 miliardë dollarësh.

Musk raportohet se siguroi rreth 7.14 miliardë dollarë nga miqtë dhe investitorët e tjerë për të blerë Twitterin, raporton cnbc.

CEO i Twitter, Parag Agrawal, ka udhëhequr kompaninë vetëm për disa muaj, pasi mori drejtimin nga Dorsey. Deri më tani, nuk ka pasur shumë diskutime nëse marrja e kompanisë nga Musk do të dërgonte në një ndryshim të lidershipit. Muajin e kaluar, Reuters raportoi se Musk kishte vendosur një CEO të ri për Twitter, duke cituar një burim të njohur me këtë çështje.

Agrawal u tha punonjësve gjatë një takimi se e ardhmja e Twitter është e pasigurt nën Muskin, sipas një raporti të veçantë të reuters.

Blerja e Twitter nga Musk vjen në një moment kyç për kompaninë. Agrawal ka thënë se do të fokusohet në rritjen e bazës së përditshme aktive të përdoruesve të Twitter dhe sjelljen e produkteve të reja për klientët.

Musk, i cili është CEO i Tesla dhe SpaceX, së fundmi ka drejtuar prezantime para investitorëve, ku ka dhënë projeksione financiare bazuar në analizën e tij të Twitter.

Aksionet e Twitter u rritën deri në 3 për qind të enjten në mëngjes. Aksionet e Teslas ranë më shumë se 6 për qind.

Top Channel

SHKARKO APP