Elon Musk po mendon të lërë punën e të bëhet influencues në mediat sociale
Elon Musk është shprehur se po mendon që të lerë punët që ka dhe të bëhet influencer, pasi shiti thuajse 1 miliardë dollarë aksione të Tesla-s. Musk iu drejtua 65.8 milionë ndjekësve të tij në Twitter duke i pyetur nëse mendonin se ideja e tij për të lënë pozicionet që mban aktualisht është e mirë apo jo.
Deklarata vjen në një kohë kur Elon, një nga njerëzit më të pasur në botë, shiti një pjesë të madhe të aksioneve ë prodhuesin gjigant të automjeteve elektrike.
“Po mendoj të lë punët e mia dhe të bëhem influencues me kohë të plotë, si mendoni?” shkroi Musk në postimin e tij në Twitter.
Nuk dihet se sa serioze ishte pyetja e tij, por Musk i cili është po ashtu edhe themeluesi i kompanisë së raketave Space X, është shprehur në një video-konferencë në janar se do të jetë në krye të Tesla-s edhe për disa vite.