EMA bën sërish thirrje: Vaksina nga AstraZeneca nuk përbën rrezik

Agjensia Europiane e Barnave, ka përsëritur sërisht se përdorimi i vaksinës AstraZeneca nuk përbën asnjë rrezik. Në studimet e kryera së fundmi u arrit në përfundim se nuk është gjetur asnjë lloj faktori i mundshëm që mund të shkaktojë mpikjse gjaku.

Drejtoresha Ekzekutive e EMA Emer Cooke tha se agjencia e saj vazhdon të studiojë raportet e rasteve të reja. Sipas saj, përfitimet e vaksinës në parandalimin e koronavirusit, tejkalojnë çdo rrezik të efekteve anësore. Cooke tha se EMA do të përfshijë në studim edhe Gjermaninë që bëri një pezullim të përkohëshëm të kësaj vaksine.

Afro 2.7 milionë njerëz në Gjermani e kanë marrë së paku një dozë të kësaj vaksine. Organizata Botërore e Shëndetësisë u bëri thirrje vendeve që të vazhdojnë përdorimin e vaksinës. Vendimet për të pezulluar përdorimin e vaksinës ngjallën shqetësime mbi ritmin e vaksinimit në kontinentin europian, i cili tashmë ishte prekur nga mungesat e furnizimit.

SHKARKO APP