EMA përgënjeshtron veten, mohon që vaksina AstraZeneca ka lidhje me mpikjen e gjakut
Është kthyer në një problem të madh nëse vaksina AstraZeneca shkakton apo jo mpikje të gjakut. Rregullatori i barnave në Evropë (EMA) ka mohuar se ka krijuar një lidhje shkakësore midis vaksinës Oxford/AstraZeneca dhe një sindromi të rrallë të mpiksjes së gjakut, pasi një zyrtar i lartë nga agjencia tha se kishte një lidhje.
Në një deklaratë për Agence France-Presse, Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) tha të martën se “nuk kishte arritur ende në një përfundim dhe rishikimi aktualisht po vazhdon”, duke shtuar se pritet të njoftojë gjetjet e saj të Mërkurën ose të Enjten.
Marco Cavaleri, shefi i vaksinave të EMA-s, i kishte thënë më parë gazetës italiane ”Il Messaggero” se për mendimin e tij ”ne mund ta themi tani, është e qartë se ka një lidhje me vaksinën. Ne ende nuk e dimë se çfarë e shkakton këtë reagim”.