EMA: Shmangni vaksinën AstraZeneca te personat mbi 60-vjeç
Shtetet duhet të shmangin dhënien e vaksinës Astrazeneca te personat mbi 60-vjeç, sipas kreut të Task Forcës të Barnave të BE-së. Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) e konsideron vaksinën Astrazeneca të sigurt për të gjitha grupmoshat. Sidoqoftë, disa shtete anëtare të BE-së kanë kufizuar përdorimin e AstraZeneca për popullatën e moshuar për shkak të rasteve të rralla të mpiksjes së gjakut, veçanërisht tek të rinjtë.
“Në kontekstin e pandemisë, pozicioni ynë ka qenë dhe është që raporti rrezik-përfitim të mbetet i favorshëm për të gjitha grupmoshat,” tha udhëheqësi i task forcës Covid-19, Marco Cavaleri për gazetën italiane La Stampa.
Për të numri i rasteve me Covid-19 zvogëlohet dhe duke pasur parasysh që popullata më e re është më pak e ekspozuar ndaj rreziqeve të lidhura me Covid-19, do të ishte më mirë të përdoren vaksinat e mRNA-së, siç janë vaksinat Moderna dhe Pfizer.
I pyetur nëse autoritetet shëndetësore duhet të shmangin dhënien e vaksinës Astrazeneca njerëzve mbi moshën 60-vjeç, Cavaleri tha “Po, dhe shumë vende, të tilla si Franca dhe Gjermania, po e konsiderojnë këtë opsion”.