Emigrantë nga Siria, Iraku dhe Palestina, kapen në Kapshticë
50 emigrantë të paligjshëm janë kapur në kufirin e gjelbër dhe në fshatrat kufitare të Devollit vetëm të premten dhe të shtunën.
Mësohet se disa prej emigrantëve janë gra dhe fëmijë, ndërsa i përkasin shtetësive të ndryshme, sirianë, irakianë dhe palestinezë.
Ndërkohë, policia do të marrë deklaratat e secilit person dhe më pas do të dërgohen në qendrat e azilkërkuesve në Tiranë.
Pika kufitare e Kapshticës është kthyer në një nga pikat kyçe që këta emigrantë përdorin për të kaluar drejt vendeve të Europës. Ndërkohë, puna vijon nga policia kufitare si edhe agjentet e Frontex për parandalimin e hyrjes së tyre ne territorin shqiptar.