Emigrantët, Greqia blindon kufijtë me 480 roje kufitare shtesë

Greqia do të rekrutojë 480 roje kufitare shtesë me qëllim mbajtjen nën kontroll të emigrantëve.

Gjykata Kushtetuese e vendit miratoi dekretin e Presidentit që parashikon një rritje prej 480 të numrit të posteve organike në rojet kufitare.

Shtimi i personelit ka për qëllim mbrojtjen efektive të Qendrave të Paraburgimit të Para-Nisjes për të Huajt që veprojnë në Attica, Corinth, Xanthi  dhe Drama, ku mbahen emigrantë të paligjshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas projekt-dekretit, kostoja e punësimit të 480 rojeve të reja kufitare arrin në 8,536,224 euro dhe do të mbulohet nga pjesa e bashkëfinancuar e programit të investimeve publike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zyrtarët e shtetit thanë se ishte e domosdoshme të punësohen 480 roje kufitare, sepse nga njëra anë do të ndihmojë në trajtimin e fenomenit të emigracionit-refugjatëve, dhe nga ana tjetër do të lirojë nga kjo përgjegjësi policët profesionistë të angazhuar në këtë mision.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?