Emigrantët në frontin e parë kundër Covid-19, Franca i shpërblen me nënshtetësi

Qindra emigrantë në Francë që punojnë në frontin e luftës kundër Covid-19, do të marrin mirënjohjen e shtetit francez duke fituar nënshtetësinë. Deri më tani, më shumë se 700 rezidentë e kanë marrë nënshtetësinë ose janë në etapat përfundimtare.

Këtu përfshihen stafi shëndetësor, sanitarët dhe punonjës nëpër dyqane. Emigrantët që janë gjendur në frontin e parë të pandemisë kanë qenë të ekspozuar më tepër ndaj Covid-19, teksa shumë prej tyre nuk ia kanë dalë të fitojnë betejën kundër virusit.

Nisma për nënshtetësinë e emigrantëve u shpall për herë të parë në shtator, ndërsa deri më tani janë regjistruar një total prej 2.890 aplikime. Qeveria është shprehur se punonjësit në vijën e parë kundër Covid-19 do të kenë të drejtë të marrin nënshtetësinë pasi kanë banuar dy vjet në Francë, në shenjë “mirënjohjeje për shërbimet e tyre të vyera”.

SHKARKO APP