Emigrantët në Libi vriten, torturohen dhe përdhunohen
Emigrantët që mbahen në Libi përballen me abuzime të tmerrshme, veçanërisht gratë të cilat janë viktima të dhunës seksuale dhe detyrohen t’i nënshtrohen përdhunimit në këmbim të ushqimit.
Hetuesit e Kombeve të Bashkuara publikuan një raport, ku theksojnë se ”Misioni ka prova të forta për të besuar se krimet kundër njerëzimit, të vrasjes, torturës, burgosjes, përdhunimit, zhdukjes me forcë dhe akteve të tjera çnjerëzore janë kryer në disa vende të paraburgimit në Libi që nga viti 2016-të”.
Emigrantët burgosen nga autoritetet dhe nga trafikuesit e qenieve njerëzore. Trafikantët përfitojnë nga kaosi që ka përfshirë vendin që nga rrëzimi dhe vrasja e diktatorit Moamer Kadhafi.