Emigrantët: Policët maqedonas ishin gjakpirës dhe kriminelë

Një grup prej rreth 2.300 emigrantësh nga mbrëmë deri ne orët e hershme të mëngjesit sot kanë hyre në pikën e kalimit Preshevë, kryesisht përmes Llojanit-Miratocës. Në pamje dukeshin se janë kthyer nga lufta e jo nga Maqedonia, të gjakosur, të shqyer, të rraskapitur, pa ngrënë dhe pa pirë.

“Policët maqedonë janë kriminelë dhe të ndyrë. Ata me disa tregtarë të tjerë na shisnin ujin prej lumit, bukën e tri ditëve dhe qumështin e nxehtë të dhive për fëmijët tanë nga 10 a 15 euro. Kur arritën gazetaret e huaj me na prit në kufi, policia maqedone u ofrua me disa paketa gjoja sikur po na ndihmojnë. Ne e refuzuam ushqimin e tyre dhe as nuk duam t’ua shofim surratin. Ata ishin gjakëpirës dhe kriminelë! Ta dhevsha Europën e juaj, kafshët në shtretër e njerëzit, fëmijët rrugëve dhe në shi, a është kjo punë?! Falenderojmë popullin shqiptar, qytetarët e Preshevës për mikëpritjen që na ofruan ndihma pa pagesë.Allahu ua pagoftë!..” tha për “Presheva Jonë” Abdul ben Khaled nga Siria me 4 anetarë të familjes, të cilët kishin bërë 14 ditë rrrugë nga Siria deri në Preshevë.

Kritika për policinë maqedonase per sjelljet johumane me refugjatet ne Maqedoni, sidomos në Gjevgjeli dhe kufirin me Preshevën ka pasur edhe nga UNHCR nga Gjeneva.

SHKARKO APP